Rama kthehet në Theth, e presin me falenderime dhe buzëqeshje

Kryeministri Edi Rama është kthyer në Theth një vit pas aksionit ku u shembën dhjetëra bujtina dhe shtëpi në një aksion të IKMT, ku banorët u përplasën me policinë. Pavarësisht përplasjeve që u panë një vit më parë, këtë radhë, banorët e Thethit nuk e kanë pritur me protesta por me falenderime dhe buzëqeshje.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe aplikues të Paketës së Maleve, Rama iu përgjigj kritikave dhe tha se Paketa e Maleve është keqkuptuar, dke shtuar se ajo synon t’u japë tokat apo mundësitë e zhvillimit oligarkëve, biznesmenëve apo uzurpuesve.

“Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë. Ajo synon të vërë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në zonat ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501”, deklaroi Rama.

Në bashkëbisedim me një banor të Thethit që ishte kthyer nga emigracioni, Rama u shpreh se më parë banorët e asaj zone “jetonin me ujqit”, por në Britani nuk u pritën me thirrjet “Britani e britanikëve”, siç po thirret në protestën e flamingove përballë kryeministrisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top