Rama kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi, kam kërkuar një plan pune

Kryeministri Edi Rama foli gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit lidhur me përballimin e situatës së zjarreve dhe përmbytjeve në zona të ndryshme.

Rama tha se zjarret e rëna gjatë verës, nxorrën në pah disa dobësi që sipas tij duhen parë me sy kritik. Kryeministri tha se është e domosdoshme që të ketë fokus të veçantë trajnimi dhe organizimi i strukturës reaguese në këto situata. Kritika ka pasur për bashkinë e Korçës ku tha se ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca.

Po ashtu bëri me dije se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengut një plan pune, sipas tij për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

E domosdoshme ketë fokus të veçantë te organizimi, detajimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes nuk ka ca bën askush, në momentin e parë e gjithë struktura të vihet në funksion.

E domosdoshme që pjesë e këtij procesi dialogu inovativ, të jetë edhe mënyra se si duhet të rrisim koordinimin dhe efikasitetin e koordinimit me strukturat e qeverisë qendrore. Në sferën e emergjencave civile, Italia është një nga vendet e ekselencës. Kjo kërkon vëmendje të posaçme.

Duke ardhur te zjarret, ka pasur rezistencë pozitive por ka pasur shfaqje dobësish që janë për t’u parë me sy kritik. E para, të gjitha prefekturat bëjnë deklarim forcash në dispozicion. Prefektura e Korçës ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetjee nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70 përqind të forcave që ka deklaruar si aktive. Prefektura e Shkodrës që ka pasur po ashtu disa emergjenca, është me angazhim më të lartë të kapaciteteve dhe ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar në pak raste specifike.

Ajo që pastaj është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korcës ku FA janë kërkuar vazhdimisht dhe aktivizimi i forcave të brendshme të deklaruara aty ka qenë i dobët pavarësisht shpenzimit të madh të energjive dhe rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër. Kërkon strukturim, koordinim dhe trajtim të vazhdueshëm për këtë punë. S’mundemi dot ne të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por ne duhet t’i luftojmë për çdo metër katror. Për këtë i kam kërkuar ministrit të mbrojtjes që të ndërtohet një plan pune tani që jemi në fazë qetësie, për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top