Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, në fjalën e tij në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua lidhur me raportin për autorizimin ose jo të SPAK për heqjen e lirisë për ish-zv. kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike në qarkun e Fierit dhe nuk do të jetë më në asnjë pushtet ekzekutiv.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.