Kryeministri Edi Rama po zhvillon nje takim me disa banore te Zvernecit, fshatit ku ka nisur kundershtimi i projektit turistik te lidhur me dhendrin e Donald Trump.
“E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duhan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, tha Rama.