Rama këmbëngul se mbrojtja e Ballukut nuk ka bllokuar procesin e integrimit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ecën mbi bazën e vlerësimeve objektive të Komisionit Evropian, i cili sipas tij ka konstatuar përmbushjen e detyrave të vendit në këtë fazë.

Ai hodhi poshtë pretendimet për bllokime politike në proces, duke i cilësuar ato si të pabaza. “Të thuash se u bllokua nga X apo Y është të shesësh ajër. Kush beson se ajri blihet, ta shesë”, tha ai me tone ironike.

Rama theksoi se integrimi në BE është një proces që kërkon punë të vazhdueshme dhe jo garanci të shkruara paraprakisht. Sipas kryeministrit, e rëndësishme është vlerësimi i Komisionit Evropian, i cili e trajton procesin në mënyrë objektive dhe jo politike.

“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria, por Komisioni. KE i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për piketat e ndërmjetme. Dhe ai po diskuton me shetitet anëtare. Të thuash se u bllokua nga X apo Y është të shesësh ajër. Kush beson se ajri blihet, ta shesë! Ky është një proces që kërkon studim. Garancitë, është si të thuash kur shkon në një luftë dhe thonë ça garancie ke që do e fitosh betejën. Por gjithçka fitohet duke u përpjekur, nuk ka garanci të shkruar. Për ne është e rëndësishme çfarë thotë KE. Ai shikon procesin në mënyrë objektive, jo në mënyrë politike. Kur KE thotë Shqipëria i ka plotësuar, ne presim. Ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top