“Rama ka amnistuar dy herë Beqajn”/ Berisha: Ish-ministri vodhi 76 milion euro me sterilizimin

Kryetari i Partië Demokratike Sali Berisha u shpreh nga salla e Kuvendit, se kryeministri Edi Rama ka amnistuar për herë të dytë ish-ministrin, Ilir Beqaj për tenderin për sterilizimin.

Berisha shton se organizata kriminale e SPAK e krijuar nga Edi Rama, nuk ka guxim ta hetojë Beqajn dhe jo më të marrë masë sigurie për të.

“Rama ka frik dhe tmerr sepse është njeriu kryesor ne vjedhjen e parë të shekullit, në vjedhjen e dytë të shekullit. Ju kujtohet mire se si ky hajdut kalonte nga një studio në një studio, me pinca të thyera dhe mashtronte shqiptarët se do të kenë të reja.

Çmimi u rrit 3 herë për sterilizimin. Dje Edi Rama për herë të dytë amnistoi Beqajn e tij. Organizata kriminale SPAK, nuk guxoi të kërkonte as hetim, pa lëre masa sigurie. Por pas një gjykimi të guximshëm kthejnë mprapa këtë amnisti kriminale ndaj Beqajt, i cili ka firmat e tij në tenderin për sterilizimin.

Të shtunën (18 nëntor) u bë amnistia e dyte, duke thënë se Beqja po hetohet dhe s’mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorim detyre .

SPAK, kjo organizatë kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn, për 76 milion të vjedhura me sterilizimin dhe për shumë afera të tjera” tha ndër të tjera Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top