Rama jep lajmin: Nga e hëna nis shpërndarja e Bonusit të Pranverës për pensionistët

Nga e hëna, më 3 mars nis shpërndarja e Bonusit të Pranverës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai shkruan se mbi 730 mijë pensionistë, brenda dhe jashtë vendit, do përfitojnë nga ky bonus.

“Bonusi i Pranverës, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë. 10 mijë lekë bonus për pensionet me bazë deri në 20 mijë lekë. 5 mijë lekë bonus për pensionet më të larta se 20 mijë lekë”, njofton kreu i qeverisë.

Ky është një fond i ri i përcaktuar nga qeveria dhe e vendosur i depozituar Bankën e Shqipërisë me një vendim që mban datën 9 Janar, por që do të kthehet në një standard të përvitshëm ku përveç bonusit të fundvitit do të ketë një të dytë në pranverë. Janë 6.3 miliardë Lekë të vendosura në dispozicion për këtë bonus.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top