“Rama jep dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 16 në Tiranë, qytetarët në revoltë kundër kryeministrit

Këtë të hënë mbahet protesta e 16 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë mbushur sheshet dhe vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës. Protesta ka regjistruar një pjesëmarrje rekord, një marshim historik që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Protesta organizohet në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Pas disa orësh fjalimi, marshimi vijon në rrugët e Tiranës. Protestuesit të pandalshëm për orë të tëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Rama në burg , Berisha në burg”; “Edi Rama jep dorëheqjen”; Atdheu nuk shitet. Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra,  ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top