Rama ironizon opozitën: Ne të tallavasë, ata dëgjojnë Beethoven me Vrenozin në krye

Kreu i PS Edi Rama, po vijon takimet elektorale në Elbasan, ku aktiviteti i radhës pasditen e së enjtes, është ai me gratë dhe vajzat. Ndryshe nga takimet e kaluara Rama i ka kërkuar këngëtares, që hapi takimin, që të këndojë sërish.

Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.

“Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë Beethoven me Vrenozin në krye.”-tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top