Rama ironizon listat e PD: Kishin lënë jashtë një gjel deti Peqini dhe Kujtim Gjuzin

Një ditë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke u ndalur në faktin që në listat e PD nuk ishin përfshirë deputeti i Elbasanit Dashnor Sula dhe Kujtim Gjuzi.

“Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

Janë disa që kanë hyrë në lista të sigurta se s’ja mban të përballen me popullin. Me siguri këtë duhet ta kesh pasur për Aleancën e Shqipërisë Madhështore, sepse kush kishte ndonjë dyshim ose shpresë, mjafton të shohë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna VIP e kënetës. Doni të shihni kush janë personat VIP të kënetës, shikoni listën e mbyllur të kryeqytetit, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret, sepse është i vetmi që do ta kishte merituar aty në skuadrën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, me ato mustaqe që ka Kujtimi, e meritonte.

Ndërkohë që i madh Dash Sula, i cili nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribun VIP, u la jashtë. Me sa mora vesh u arratis sepse nuk e përballonte dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë së Shqipëria Bëhet. Në fund të ditës, Dash Sula, thuaj çfarë të duash, është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë në llojin e vetë”,tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top