Rama ironizon koalicionin e opozitës: Gjëja më madhështore janë mustaqet e Gjuzit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit u shpreh se kur gratë janë të dobëta edhe burrat janë të dobët. Rama u shpreh se duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke i dhënë më shumë vend në të gjitha nivelet e përfaqësimit do të luftojnë për ti bërë burrat më të arsyeshëm dhe më të urtë.

Ai foli edhe në lidhje me zgjedhet e 11 majit. Rama u shpreh se po përgatiten të hyjnë në fushën e betejës elektorale ndryshe nga opozita që ka grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë. Sipas tij gjëja më madhështore janë mustaqet e kujtim Gjuzit.

“Kur gratë janë të forta burrat janë të fortë dhe të urtë. Kur gratë janë të dobta, burrat janë të dobët, por shumë agresiv. Duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke i dhënë më shumë vend në të gjitha nivelet e përfaqësimit ne të gjithë së bashku luftojmë për ti bërë burrat më të arsyeshëm dhe më të urtë, në kuptimin mençurisë.

Në vigjilje të një sfide të madhe që Shqipëria ka, jo PS, por në 11 Maj Shqipëria ka sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku rrethanat tona të brendshme dhe ato të Europës janë bërë 1 dhe për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale dhe në duart tona.

Në këtë sfidë, kur ne po përgatitemi të hyjmë në fushën e betejës elektorale, që ndryshe nga të tjerët kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë dhe në emër të një madhështie që Zoti e di ju është se gjëja më madhështore që shoh në atë anë janë mustaqet e kujtim Gjuzit, shikoni mustaqet e tij dhe aty keni kartëvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe, ne do të kemi qasje komplet tjetër, ne burrat do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate,” tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top