Rama ironizon Berishën:Edhe po ia hoqën “non grata”-n, nuk ndryshon gjë se buf mbetet

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ironizoi kreun e PD Sali Berisha për “non grata”-n, ndërsa tha se edhe nëse i hiqej nuk do të ndryshonte gjë.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh se Partia Socialiste do të marrë më shumë mandate se sa ka momentalisht, rezultat ky që sipas tij mbështetet në sondazhet që kjo forcë politike kryen gjithë kohës.

“Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr.

Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës. Ne e anketojmë popullin shqiptar, kemi shumë të dhëna dhe mbi bazën e tyre do ta them më vonë cili do jetë numri minimal për mandatet. Por që sot mund të them që minimali është mbi atë që kemi. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top