Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.
Ai mori shkak nga një pyetje e bërë prej ndjekësve në rrjetin social, duke iu përgjigjur në “Sy m’sy” ditën e sotme. Rama tha që ta linin Lulin rehat se tani i kishte dalë gjumi dhe po bën xhiro me makinë, madje këndon.
“Luli nuk po fle më, Luli është zgjuar, është aktiv tani dhe nuk po fle, bën xhiro me makinë dhe këndon. I kam thënë të marrë e ndonjë pasagjer, mos të rrotullohet vetëm. Më prezantoi edhe me Unikkatilin sot besoj do ta përshëndes me Hysenin kështu që jemi në rregull me Lulin. Lëreni Lulin se nuk ka dhe faj Bufi po i ha demokratët rrugëve Luli do të bëhet euroatlantik, lëreni mos e ngacmoni”, tha Rama.