Rama ironizon Bashën: Kemi në listën tonë edhe kandidatë nga çadra

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit ka ironizuar serish Lulzim Bashën. Rama tha se në listat e PS ka dhe kandidatë që kanë ardhur nga partia e Bashës, teksa ironizoi se ky i fundit ka harruar të evolojë se e ka zënë gjumi.

Kreu i qeverisë ka vijuar me ironitë duke thënë se ka njerëz që kanë lindur me këmishë por Basha ka lindur me këmishë nate se e do shumë gjumin.

Rama: Kemi në listat tona kandidatë edhe në listë të mbyllur që vijnë direkt nga ana tjetër.Dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorë e kemi nga çadra, rrinte atje “Rama ik” sot është në listë të mbyllur sepse gjërat evolojnë. Çadra është e 2017. Luli nuk evolon, sepse është i përsosur, nuk ka ça evolon. I lindur i përsosur. Një njeri i cili gjumi e do aq shumë sa e do për vete është i përsosur. Ka njerëz që thonë lindin me këmishë. Luli ka lindur me këmishë nate, por s’janë të gjithë kështu, 1 është ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top