Rama i pakompleksuar për sloganin e fushatës, personalizon anëtarësimin në BE (FOTO)

Fushata elektorale për zgjedhjet ka nisur zyrtarisht, dhe Partia Socialiste është gati për nisjen e madhe nesër nga Sheshi “Skënderbej”. Ashtu siç ndodh zakonisht, ajo nuk ka sjellë vetëm flamuj, pankarta dhe muzikë në sfond, por edhe një slogan.

“Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”

Një slogan që më shumë se fushatë, tingëllon si formular aplikimi i personalizuar në Bruksel.

Mesazhi është i qartë. Integrimi europian nuk është një proces institucional, apo një rrugë me standarde. Është një ekskluzivitet, një ‘patentë integrimi’ që zotërohet nga një njeri i vetëm.

Sigurisht, në këtë qasje ka edhe thjeshtësi komunikimi. Më mirë të shpjegosh se gjithçka varet nga një person, sesa të humbësh vëmendjen në diskutime për drejtësinë, median, konkurrencën apo shtetin e së drejtës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top