Rama i jep mend kryeministrit spanjoll: Mos u dorëhiq për shkak të gruas

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi këtë të enjte se po mendon të japë dorëheqjen pasi bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas akuzave për korrupsion. Ai tha se për momentin po pezullonte funksionet e tij dhe se një vendim përfundimtar do ta martrë ditën e hënë. Një mendim ia ka dhënë publikisht kryeministri shqiptar Edi Rama që edhe këtë herë ka gjetur rastin të përfshihet në çështje të politikës europiane. Rama i shpreh mbështetje kreut të qeverisë spanjolle dhe e inkurajon të vazhdojë përpara.

 

“I dashur@sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, – shkruan Rama.

 

Prokuroria nisi hetimet për Begonia Gomez, e cila dyshohet se është përfshirë në disa çështje korrupsioni. Hetimet nisën pas akuzave të hedhura nga organizata “Manos Limpias” (Me duar të pastra), se 49-vjeçarja kishte ngritur një skemë korruptive për të përfituar para nga firma private, si agjencia turistike Globalia apo Air Europe, në këmbim të kontratave për shërbime publike që ato lidhinin me qeverinë e drejtuar nga bashkëshorti i saj. Sipas portalit investigativ “El Confidencial”, Gomez i përfitonte paratë në formë sponsorizimi nga firmat për temën e saj të diplomës. Sançez hodhi poshtë akuzat, ndërsa tha se organizata që kreu hetimin, drejtohet nga Migel Bernat, i njohur për lidhje me ekstremin e djathtë në Spanjë, i dënuar me 4 vite burg në 2021 për zhvatjen e disa bizneseve të mëdhenj, por i liruar nga Gjykata e Lartë muajin e kaluar për mungesë provash.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top