Rama i hap rrugë kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit të ministrave se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar projektiligjin për kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Ajo tha se qeveria e mori këtë vendim pas këshillimit kombëtar ku 61 e qytetarëve u shprehën pro, ndërsa theksoi se do të ngrihet edhe Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit” u shpreh Manastirliu.

Pak kohë më parë, duke folur për këtë projektligj, kryeministri Rama la të kuptohet se qeveria e tij do të legalizojë edhe përdorimin e kanabisit për konsum vetjak.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top