Rama humb betejën me Beketin. Shqipëria duhet të paguajë mbi 110 milionë euro

Ndonëse Edi Eama kishte deklaruar publikisht se ai do të merrte “noc rrokun” Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro Françesko Beketit. Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian duke e ndëshkuar vendin tonë me pagesën e kësaj gjobe plus përqindjet e kamatave dhe sjpenzimeve gjyqesore.

Kthesa e qeverisë pas zgjedhjeve/ Pranon se Beketi i fitoi 108 milion euro (VIDEO)
Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel.

Në një vendim të marrë më 29 mars, gjykata urdheroi!rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si pa baza ligjore.

Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk ishte vërtetuar se kishte ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.

Çështja u hap në Gjykatën e Arbitrazhit në vitin 2015, ku paditësit pretendonin se ishin viktima të një fushate të motivuar politikisht që synonte investimet e tyre në sektorët e medias, hidroenergjisë dhe menaxhimit të mbetjeve të vendit.

Gjoba 110 mln euro për Bechett-in/ PD padit në SPAK Ramën, Agaçin e zyrtarë të tjerë
Fushata e supozuar përfshinte procedime penale shqiptare kundër Beketit dhe drejtuesve të tjerë.
Sipas pretenduesve, masat u nxitën nga kritikat ndaj qeverisë nga stacioni i tyre televiziv Agonset, i cili u mbyll dhe pajisjet iu sekuestruan.

Shqipërisë, përveç shumës prej 110 milionë euro të vendosura në vendimin e parë, i shtohet edhe detyrimi prej 145 mijë euro si detyrime për rihapjen e çështjes.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top