Rama: Hotelet të përgatiten për çmim reference

Kryeministri Edi Rama tha se po bëhet një analizë lejeve të ndërtimit, ku në sektorin e turizmit kanë shfaqur probleme të shumta. Rama lajmëroi gjithashtu se hotelet shumë shpejt do të pajisen me çmim reference, pasi tjetër deklarojnë dhe tjetër paguajnë.

Ai tha se vetëm në muajin shtator kemi pasur 1.1 milionë turistë dhe synojmë të arrijmë 10 milionë.

“Po bëjmë një analizë të procesit të lejeve të ndërtimit, sidomos ato të turizmit të cilat shfaqin probleme më të shumta. Po bëjmë çmos të shikojmë si do përmirësohet procesi për lejet e ndërtimit edhe në nivelin e bashkive dhe jemi të interesuar që të na jepni informacion për çfarë duhet hequr ose shtuar, çfarë është absurde. Ne duam tju lehtësojmë maksimalisht por duhet të kontribuoni dhe ju atë çfarë është e shkruar jo më shumë. Luan Bregasi një nga zërat më të fortë për tvsh e turizmit, por nuk e ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Ju e dini mirë se hotelet ne bregdetit, i ndryshojnë çmimet që deklarojnë dhe ato që paguajnë, dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër deklarohet. Hotelet të përgatitën që do të kenë çmim referencë. Kaq do ja japësh shtetit. 1.1 milionë turistë kemi pasur vetëm në shtator, ne mund të kapim 10 milionë turistë në këtë vit, por edhe nëse jo aq 9 milionë e sigurt që arrihet.”, tha Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top