Rama: Futja jonë në BE çështje ekzistenciale

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të enjte komentuesve në rrjete sociale. Rama u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE është çështje ekzistenciale.

Rama deklaroi se Shqipërisë i duhet fitorja në 11 Maj, pasi në 11 Maj sipas tij është një votë gjeopolitike. Rama thotë se Shqipëria e ka vendin në BE pasi aty e ka vendin dhe aty kanë dashur të parët ta shohin vendin.

Rama: Fitorja i duhet Shqipërisë më 11 maj, më shumë se çdo individi, se më 11 maj është një votë gjeopolitike. Besoj e shikoni se ca situate komplekse është Europa, bota. Futja jonë në BE është një çështje ekzistenciale, nuk mund të rrime veç, nuk mund të rrimë jashtë. Nuk mund të jemi delja që e ha ujku, duhet të futemi aty. Aty e kemi vendin. Aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të parët tanë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top