Rama: Fletëthirrjet e SPAK si bileta teatri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PS të enjten nuk i kurseu kritikat ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve të SPAK.

Rama tha se mania e prokurorëve për të prerë fletë-arreste është bërë qesharake deri në pikën sa i ka ngelur të presin fletë arresti për veten.

“Ka filluar dhe një lëvizje prokurorësh, që janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK duke prerë flet arreste me tufa, ne rastin më të mirë që nuk janë farë çështje penale, ndër rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk u kursye as një punonjëse model, 5 vite në luftë me kancerin dhe me fëmijë 2 muajsh në gji. Apo duke shpërndare fletëthirrje për paraqitje në prokurori me sasinë e biletave të teatrit deri për absurditete të skajshme siç është një rast emblematik ku një ndërtues pa leje, dhe të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar aty brenda një agjenci shtetërore, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin. Prokuroria ka hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që futën agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët drejtësisë. Jo. Sot do them vetëm 1 të 1000 e asaj që kam për të thënë”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top