Rama flet për pasardhësin e tij në krye të PS: Ua kam thënë të gjithëve

Edi Rama thotë se nuk ka ndërmend ta zgjedhë vetë pasardhësin e tij në krye të Partisë Socialiste. Në intervistën për Rudina Xhungën, Rama tha se pasardhësi apo pasardhësja e tij duhet të dalë vetë dhe të marrë përsipër drejtimin e PS-së.

“Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Pasardhësi ose pasardhësja le të dalë dhe të marrë përsipër PS-në.

Unë ua kam thënë, kur ka rënë biseda: “Mos mendoni se kujt i vjen radha, se nuk është hapur gara. Bëjini hyzmetin karrierës suaj dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj. Pastaj, kur vjen momenti i kalimit të stafetës, stafeta kalohet duke ikur dhe duke e lënë tjetrin të lirë, siç e kam ndërmend ta lë unë”.

Unë nuk do ta lë kurrë Partinë Socialiste. Asnjëherë. Do jem anëtar i Organizatës së Surrelit të Partisë Socialiste. Pse, unë nuk dua të bëj punë të tjera? Mezi pres të kem kohë të bëj punë të tjera, por nuk mund ta lë detyrën pa mbaruar këtë kontratë. Dhe këtë kontratë e kërkova sepse shoh derën e BE-së hapur. Dhe atë derë ne do ta kapërcejmë.

Me mua, Partinë Socialiste dhe me këtë shumicë që është tani. Vetëm kështu. Përndryshe, askush nuk e kapërcen atë derë për një periudhë të gjatë kohe. Ata që flasin për ndryshime, rotacion, dorëheqje, largim, nuk dinë çfarë flasin në raport me këtë që them unë.

Kjo që them unë lidhet me një vrap kundër orës, sepse ne duhet të vazhdojmë çdo javë të raportojmë atje për detyrat tona” – tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top