Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot sot besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Live në rrjetet sociale, Rama tha se ky besim ka bazë në ndryshimet e fundit dhe kërkesat e Europës për zgjerim. Ai theksoi se Shqipëria është në të njëjtin nivel me Malin e Zi, i cili ka nisur negociatat për integrimin që në vitin 2012. Sipas tij, të dyja shtetet janë afër për të hyrë në BE, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt.
“Arsyet se pse e kam këtë besim, janë ato që mund të shohësh dhe ti. Është situatë e re për Europën, Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri më 2027 duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Negociatat për tre vjet nuk ka bërë vaki. Mali i Zi ka që më 2012 që ka hapur negociatat.
Jemi krah për krah me Malin e Zi dhe do hyjmë në BE. Tek mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi. Më 11 maj e vendosni këtë punë. Ne duhet të vrapojmë, nuk duhet të ndalemi në asnjë mënyrë. Je i majtë apo i djathtë, ec drejt, në mes e ke numri 5. Detyrimi ynë është që Shqipërisë dhe ty të të japim pasaportën e BE”, tha Rama.