Rama: E konsiderojnë këtë valë dhune të ngjashme me 91-in

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtorë të shkollave reagoi në lidhje me qëndrimin e pedagogëve, ndërsa këta të fundit sot kanë njoftuar protestë në orën 10:00.

Ai tha se ka një tjetër mendim për ata pedagogë që e cilësojnë protestën të ngjashme me atë të 91-it.

“Disa pedagogë e konsiderojnë këtë valë dhune si të ngjashme me 91. Unë nuk dua të hy këtu. Sepse me pedagogët është temë tjetër dhe gjërat kam dëshirë t’i them përballë. Flisni sa më shumë me nxënësit këto ditë dhe mësuesit, pasi kjo gjë dihej se nën puplat e flamingove u fshehën dhe duart që sot kanë dalë haptas. Por çfarë e sfidon një shtet, e bën edhe më të fortë! E bën vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton respektin dhe mbështetjen e të gjithëve.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top