Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’sy” ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet socaile.
Ai u përgjigj një komentuesi i cili e pyeti se ku e gjente energjinë, duke u shprehur se “burimi” është vizioni për të parë Shqipërinë të ulej në tryezën e Bashkimit Europian si e barabartë.
“Na kanë poshtëruar shumë gjatë, të huajt dhe tanët. Tani është koha të marrim hak! Është fantastike të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE njësoj me të tjerët duke i bërë në fillim për lezet atë shenjën: Kishe ndonjë gjë. Ja kjo ma jep energjinë.
Asgjë nuk mbetet në këtë botë përveç emrit të mirë.
Ia kemi borxh fëmijëve të mos i lëmë trashëgim poshtërimin”, tha ai.