Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

“Me mençurinë e vëmendjen e tij e vlerësoj shumë. Sot është një ditë shumë e mirë për ne, sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërsa me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit tonë në këtë proces dhe samitin e ardhshëm të komunitetit politik evropiuan. Ka shumë për të diskutuar por jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi shumë të përkushtuar për të përmbushur detyrimet e kalendarit ambicioz për të mbyllur negociatat në 2027”, tha Rama për mediat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top