Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës, foli për drejtësinë, zgjedhjet parlamentare të 11 majit si edhe integrimin europian. Rama u shpreh se e reformimin e drejtësisë e ka bërë PS dhe se askush tjetër nuk e bën dot.
“Ne nuk na vjen mirë që dikush ka qenë mes nesh dhe sot është në duart e drejtësisë. Por kjo nuk ndodhte kurrë më parë. Këtu u vranë katër veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U refuzua zbatimi me urdhër të prokurorit, me urdhër kryeministri. E kuptoni ku kemi qenë. Sot është bërë normale të merresh të pyetesh përtej lajthitjeve që mund të ketë. Por kjo është temë tjetër. Por e kemi bërë ne. Dhe nuk e bën askush tjetër, dot kurrë. Ata e thonë copë më 12 maj do shkrijmë SPAK-un”, tha Rama.