Rama deputetëve të PD-së: Ju ishit të braktisurit në zgjedhje, PS rriti mbështetjen

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me replika fjalën e tij në Kuvend, me deputetët e opozitës, që sipas tij nuk kanë të drejtë që të flasin në emër të shqiptarëve, pasi zgjedhjet e 14 Majit i dëshmuan ata një forcë politike humbëse.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në emër të shqiptarëve mund të flasin ata që shqiptarët i mandatojnë për të folur, por kur shqiptarët sapo kanë folur, dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë ata që nuk duan të dëgjojnë.

Janë ata që braktisën politikën dhe zgjedhjen. Pasqyra e pjesëmarrjes flet që shqiptarët nuk na kanë braktisur të gjithëve ne, por një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës që unë përfaqësoj, shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se kurrë më parë, edhe pse ky nuk është një element i zgjedhjeve vendore.

Të gjithë e dinë që partitë e mëdha bjenë sa i takon zgjedhjeve lokale, dhe marrin fuqi subjektet e vogla, ja që këtë herë ka ndodhur ndryshe, kështu që arsyet e braktisjes kërkojini te mënyra se si e shihni Shqipërinë dhe si flisni me shqiptarët.

Kjo është një këshillë e pakërkuar që unë jua kam dhënë që në mandatin e parë, kështu që për sa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara. Sot jam shumë i lehtësuar për hir të së vërtetës, sepse vimë për të kaluar një projekt, që kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve.

Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do të përballet me pasoja

KAS pranon vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës

Borrell takohet me Kurtin: Situata në veri të Kosovës është e rrezikshme

Çështja e Fredi Belerit/ Ministri i jashtëm grek do të takohet me Xhaçkën në Olso

Von der Leyen flet për tensionet në Veri të Kosovës: Palët të marrin masa

Rama në Forumin e Bratislavës sulmon BE-në: Pa Turqinë do kishim më shumë vdekje gjatë COVID-19

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top