Rama del me Bërnabiç pas takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në kuadër të procesit të Berlinit. Në përfundim, Rama ka dalë nga takimi i shoqëruar nga kryeministrja e Serbisë Bërnabiç, siç shihet edhe në foton më lart.

Kujtojmë se i pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ishte në takim pasi prej muajsh kishte planifikuar një takim në Greqi, ndërsa ftesa për në Tiranë i erdhi rreth një javë më parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top