Rama: Berisha po mban peng një forcë politike

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën në një komunikim me ndjeksit në rrjetet sociale. Ai tha se nuk merret me bufin, por se thotë atë që konstatohet nga shumica e shqiptarëve që opozita është një tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike.

“Po mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpresë dhe sot është kënetë. Nëse nuk do ta doja në BE, nuk do të harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime duke u marrë me këtë punë që merrem dhe lërë pastaj duke u marrë me të verbërit dhe të shurdhuarit nga zhurma e qua qua qua se janë të prekur se unë merrem me bufin. Në fakt unë nuk merrem me të, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica e shqiptarëve që në krye të opozitës së ashtuquajtur është një buf kënete dhe që opozita është e gjitha tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike dhe mediatike. Nuk ka të vërtetë tjetër dhe nuk ka falsitet që mbulon këtë të vërtetë, dhe nuk ka pasqyrë të rreme si medemek programi “, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top