Rama bën gati “paqen fiskale”, falje gjobash dhe hapësira për amnisti fiskale

Përveç faljes automatike të detyrimeve më të vjetra se 10 vjet për bizneset dhe lehtësimit për borxhet më të reja, kryeministri Edi Rama thotë se nga 2026-ta do ti jepet mundësi biznesit të madh të bëjë marrëveshje me tatimet për fitimin që do t’i tatohet. Ata që firmosin marrëveshjen, amnistohen nga kontrollet.

Gati 507 milionë euro detyrime tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama thotë se edhe detyrimet e krijuara nga 2015-deri në fund të 2019 do të falen pjesërisht, në këmbim duhet të paguhet një pjesë e borxhit.

“Fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave. Fshirje 25% të detyrimeve për të njëjtën periudhë 5-10 nëse shuma paguhen me këste brenda 1 viti së bashku me fshirje të gjobave dhe interesave”, tha Rama.

Edhe për borxhet më të reja, ato të krijuara në 5 vitet e fundit do të ketë lehtësi.

“Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë, tatimi tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë”, tha Rama.

Veç fshirjes së detyrimeve, bizneset e mëdha do të kenë mundësi të korrigjojnë deklaratat e të ardhurave, për të shtuar para që nuk i kishin deklaruar më herët. Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, parashikon që bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë, që nuk janë subjekte që përfitojnë nga normat e reduktuara tatimore, tu jepet mundësia që të bëjnë një marrëveshje me tatimet, dhe të përfitojnë lehtësi fiskale.

Pra mbi fitimin e deklaruar të një biznesi do të shtohet një marzh 18%, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%.

Praktikisht një biznes me fitim 150 mijë euro në vitin paraardhës, i shtohet një marzh prej 18% ose 27 mijë euro, duke e çuar fitimin në 175 mijë euro që tatohet me 15%, ndërsa çdo lekë mbi 175 mijë euroshin tatohet me 5%.

Kush bën marrëveshjen me tatimet me afat 1 vjeçar me mundësi 2 herë rinovimi, shpëton nga kontrollet tatimore.

“Administrata tatimore, përcakton fitimin e tatueshëm të vlerësuar në marrëveshje i cili është fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm i rritur me 18% si marzh rritje i periudhës. Nëse fitimi i tatueshëm i subjektit do të rezultojë më i lartë sesa fitimi i parashikuar në marrëveshje, tejkalimi i fitimit të tatueshëm do të tatohet me normën 5%”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama:

“Përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po jua kujtoj atyre që thoni se premtonit për vota dhe harroni. Ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje dhe ne jo vetëm nuk premtojmë për vota, jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandate të atij besimi të jashtëzakonshëm, na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë janë zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të PS.

Siç e kemi të shkrua të programit që paraqitëm përpara zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buhetin e vitit të ardhshëm ,do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral, është tani më një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Do të mbyllim çështjet e vjetra për ti dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim.

Procesi do të realizohet në dy forma, së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime t prapambetura. A. Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme de 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve. B. fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave. C. Fshirje 25% të detyrimeve për të njëjtën periudhë 5-10 nëse shuma paguhen me këste brenda 1 viti së bashku me fshirje të gjobave dhe interesave. D. Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë, tatimi tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë. Do t’i jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësia në deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare. Për ndryshime mes deklarimit të vjettër dhe të ritur, do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin.

Për një periudhë që mund të shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë ë rrisin me 18% tatimi ne fitueshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për cdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do ti nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe që do të diskutohet në Kuvend dhe jo një paqe thjesht e propozuar thjeshte në program elektoral”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top