Rama anuloi takimin e dy qeverive në Gjakovë, reagon Kosova: Hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme

Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës që do të mbahej në Gjakovë.

Në këtë reagim thekson se marrëveshjet që do të nënshkruheshin kishin për synim të afronin ekonomitë, sistemet e drejtësisë, arsimit, kulturës mes dy vendeve.

‘Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, njofton qeveria e Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top