Rama: Anëtarësimi në BE, çështje ekzistenciale për popullin shqiptar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste duhet të marrë sërish fitoren nga vullneti i popullit. Rama u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë është një dritare që nuk duhet lejuar të mbyllet pasi nuk dihet se kur mund të hapet sërish për vendin tonë.

Sipas tij anëtarësimi në BE sot është më shumë se asnjëherë çështje ekzistenciale për popullin shqiptar. Rama shtoi se në këto momente qofte për BE apo NATO, zëri ynë dhe prania jonë janë në pozicion të palëkundur.

“Më 11 maj, PS duhet të marrë sërish fitoren nga vullneti i popullit. Ajo dritare nuk duhet mbyllur. Nëse mbyllet nuk dimë nëse hapet më. Anëtarësimi në BE sot është më shumë se asnjëherë, çështje ekzistenciale për popullin shqiptar. Është vënë në lëvizje gjeopolitika botërore. Në këto momente qofte për BE apo NATO, zëri ynë dhe prania jonë, pozicioni ynë i palëkundur nga “kua kuatë”, është themelor.

Nuk ka kapacitete tjera jashtë PS që sot të flasin me botë. Pa u futur në BE, mbetet e rëndësishme kush qeveris në Shqipëri. Ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri për reformën në drejtësi. Të tjerët janë betuar të kthejnë reformën dhe të shkrijnë SPAK apo insitucionet e drejtësisë. Kjo sepse hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se lidhja me interesin publik,” tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top