Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, lidhur me situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se situata është serioze, ndërsa dha edhe shifra konkrete mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
“Ka prani uji në 1587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje,” deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te reagimet politike në këto momente, duke kritikuar opozitën për qëndrimet e saj.
Sipas tij, “reagimet nga opozita në këto kohë përmbytjesh janë të tepërta dhe nuk i japin zgjidhje personave të prekur nga kjo situatë.”
Rama theksoi gjithashtu se shkak për situatën e krijuar janë reshjet e pazakonta për këtë periudhë.
“Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më e madhe sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit,” u shpreh kryeministri.