Raketa ruse në Poloni/ Rutte paralajmëron: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka garantuar nga Varshava se Aleanca do të mbrojë territorin e Polonisë, pas raportimeve për rënien e raketave ruse në juglindje të vendit. Rutte e cilësoi ngjarjen një incident të rrezikshëm, të lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa theksoi nevojën për të sqaruar plotësisht rrethanat.

Ai bëri të ditur se kishte zhvilluar bisedime me kryeministrin polak Donald Tusk dhe presidentin Karol Nawrocki për situatën e krijuar.

“Polonia është një aleat i fortë dhe ka forca të armatosura të shkëlqyera. Tani duhet të përcaktojmë me saktësi se çfarë ka ndodhur”, deklaroi kreu i NATO-s.

Sipas tij, komandanti i forcave të Aleancës në Europë do të analizojë sistemet e mbrojtjes dhe parandalimit për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të vlerësuar nëse nevojiten masa shtesë.

“Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak”, theksoi Rutte.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top