RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

Televizioni italian RAI3 ka bërë një krahasim mes protestave në Serbi që çuan në dorëheqjen e President Aleksandar Vuçiç dhe manifestimeve në Shqipëri që kërkojnë largimin e kryeministrit edi Rama. Gazetarja Flavia Paone ka ngritur pyetjen: a munden protestat qytetare kundër korrupsionit apo shpërdorimit të fondeve publike të kenë sukses?

Sipas saj presidenti serb Vuçiç njofton çuditërisht dorëheqjen e tij, duke hedhur peshqirin pas një viti e gjysmë protestash në rrugë të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë dhe studentët.

Akuzat për korrupsion, dëshira për ndryshim në Serbi nga Gjenerata Z është e njëjta ndjenjë që ndihet edhe në Shqipëri, ku për një muaj mijëra njerëz po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe resortit mega-luksoz që dhëndri i Donald Trump dëshiron të ndërtojë në një ishull të banuar nga flamingo rozë.

A mund të ndikojnë vërtet protestat në rrugë në politikën e vendeve të tyre?

“Nisur nga ajo që po ndodh në Serbi duhet të përgjigjemi “po”, por nëse flasim për Shqipërinë aty e ardhmja politike është e paqartë” – thotë gazetarja italiane. Akuzat janë pak a shumë të njëjta, por Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Jemi në ditën e 29-të të protestaqve, por edhe të rinjtë shqiptarë duket se nuk kanë ndërmend të braktisin sheshet” – e mbyll gazetarja italiane. ©LAPSI.al   

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top