Radhë kilometrike automjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri

Fluksi i lartë i lëvizjeve gjatë sezonit veror ka shkaktuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës, ku qindra automjete po presin për të kaluar drejt Kosovës. Në temperatura të larta dhe me pritje që e kalojnë një orë, udhëtarët përballen me trafik të rënduar.

Situata është komplikuar edhe nga një mjet i djegur në Rrugën e Kombit, pranë pikës kufitare, raportojnë mediat e Kosovës.

Pavarësisht punës me shtatë sportele nga pala kosovare, fluksi i automjeteve vijon të krijojë vonesa në një nga pikat më të ngarkuara të kalimit kufitar gjatë verës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top