Ra pa ndjenja në skenë, ndërron jetë reperi i famshëm

Reperi Fatman Scoop ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, ka njoftuar familja e tij në një postim në Instagram.

Vdekja e tij erdhi në mënyrë tragjike, ku u rrëzua në skenë gjatë një shfaqjeje në Connecticut. Ndërsa personat që ndodheshin pranë u përpoqën t’i jepnin ndihmën e shpejtë, anëtarët e tij u përpoqën të qetësonin turmën duke luajtur më shumë këngë.

“Mbrëmë bota humbi një shpirt rrezatues, një fener drite në skenë dhe në jetë”, tha familja në njoftim . “FatManScoop nuk ishte thjesht një interpretues i klasit botëror, ai ishte baba, vëlla, xhaxha dhe mik. Ai ishte e qeshura në jetën tonë, një burim i vazhdueshëm mbështetjeje, forcë e patundur dhe guxim.

FatMan Scoop ishte i njohur në botë si zëri i padiskutueshëm i klubit. Ai na bëri të kërcejmë dhe të përqafojmë jetën me pozitivitet. Gëzimi i tij ishte infektues dhe bujaria që ai u tregoi të gjithëve do të na mungojë thellësisht, por kurrë nuk do të harrohet.”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top