Qytetarët: Nuk punon sistemi i “ALEAT”, nuk dimë si të marrim pasaportat

Një ditë pas publikimit të njoftimit të Ministrisë së Brendshme që pas 1 gushtit, nuk do të jetë më kompania “Aleat” që do të prodhojë pasaportat dhe ID, por kompania shtetërore, mëngjesin e sotëm në sportelet e kompanisë private nuk është ofruar shërbim.

Qytetarët pohuan për “News 24” se kanë pritur që nga mëngjesi në radhë për të marrë shërbimin, por teksa ora shënonte 11.00 nuk kishin kryer punë. Atyre iu ishte komunikuar nga punonjësit e zyrës se sistemi nuk punon.

“Nuk punon sistemi. Punonjësja tha mund të rregullohet për një ose dy ditë”, tha një qytetar.

Punonjësit e “ALEAT”, thanë për Neës24 se sistemi nuk është funksional që prej mëngjesit të kësaj të hëne dhe ende nuk kanë një përgjigje nga kompania se kur mund të rifillojë procesi.

Kujtojmë se duke nisur nga 1 gushti i këtij viti aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj. Kuponët do të jenë të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat qytetarët do mund t’i gjejnë në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “ALEAT” konfirmuan se afati i fundit i aplikimit për karta identiteti ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023. Nuk dihet ende se avaria e krijuar në sistem, ka të bëjë me ndonjë problem teknik të rrjetit, apo me faktin se kompania koncensionare do të zëvendësohet nga një shoqëri shtetërore.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top