Qytetarët mbushin sheshet për dorëheqjen e tij, Rama mbledhje të zgjeruar me socialistët të premten

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në një mbledhje të zgjeruar.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja vjen rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste, ku u analizua puna e qeverisë dhe u dhanë orientime për vijimin e reformave dhe objektivave të ekzekutivit.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi rendin e ditës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top