Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër reformës në pensione

Qindra mijëra protestues u grumbulluan të enjten, më 13 prill, në qytete të ndryshme të Francës për ta kundërshtuar planin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e nevojshme për dalje në pension në 64 vjeç.

Kjo reformë e propozuar nga Macroni ka hasur në shumë kundërshtime në mesin e shtetasve francezë, të cilët tani janë në pritje të vendimit përfundimtar që do të tregojë nëse kjo reformë përmbush standardet kushtetuese, shkruan REL.

Protestuesit shënjestruan zyrat e Bankës Qendrore në Paris dhe hynë përkohësisht brenda selisë së konglomeratit luksoz LVMH. Por, vëmendja e tyre u përqendrua në objektin e Këshillit Kushtetues, i cili do të vendosë të premten nëse do të anulojë ndonjë apo të gjitha pjesët e legjislacionit.

Aktivistët hodhën thasë me mbeturina jashtë objektit të Këshillit mëngjesin e së enjtes. Më vonë, një turmë tjetër që mbante fishekzjarrë u përball me një njësi policore, të cilët kishin shkuar për ta mbrojtur ndërtesën.

Policia e Parisit ka ndaluar çdo tubim jashtë objektit të Këshillit nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e së shtunës, në një përpjekje për ta zvogëluar presionin ndaj anëtarëve të Këshillit përderisa ata marrin vendimin e tyre.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top