Qeveria vendos: Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj

Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj. Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbledhjen e radhës për të miratuar vendimet në rendin e ditës.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e miratuara sot në këshillin e ministrave.
Sipas ministrit është vendosur që të gjithë mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale. Ai ka theksuar se me këtë vendim të gjithë qytetarët kanë të drejtë që të votojnë në zgjedhje.

Gjithashtu kemi vendosur për ti hapur rrugë zbatimit të strukturës së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin dhe është një ndër reformat më të mëdha që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023,

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top