Këshilli i ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në lidhje me pensionet.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – njofton qeveria.