Qeveria italiane shpall pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut

Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut. 5 ditët e zisë u vendosën sot gjatë mbledhjes së kabinetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën më datë 26, ditën e varrimit të Papës.

Vatikani njoftoi më herët se varrimi do të bëhet të shtunën, më 27 prill, në orën 10:00 dhe do të shënojë fillimin e nëntë ditëve zie. Ceremonia mortore do të mbahet në një ambient të hapur përballë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ceremonia do të drejtohet nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re. Në fund të meshës, Kardinali Re do të japë lutjen e fundit me të cilën Papa i ndjerë i është përkushtuar zyrtarisht Zotit dhe menjëherë më pas trupi do të transferohet për varrim në Santa Maria Maggiore.

Sipas Sky Neës, pas përfundimit të kësaj periudhe, konklava – procesi zyrtar i zgjedhjes së Papës së re – do të fillojë në maj. Në të njëjtën kohë, Vatikani konfirmoi se trupi i Papës do të transferohet nesër në mëngjes, nga ora 09:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit për një pelegrinazh publik që do të zgjasë deri të premten.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top