Qeveria hap burgjet, sa përfitojnë nga amnistia

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar këtë të enjte në kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale. Manja thotë se do të rritet numri i përfituesve. Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar.

“Ju bëjmë me dije se ditën e sotme, date 30.11.2023, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar. “Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar”, theksoi Ministri Manja.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top