Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Koalicioni në pushtet, sipas të gjitha gjasave, do të rrisë taksat e duhanit më shumë sesa ishte planifikuar më parë. Kështu thuhet në të ashtuquajturin propozim i Ministrisë së Financave për grupet parlamentare të koalicionit qeverisës, të cilin Rrjeti Editorial Gjermane ka parë. Kjo duhet të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit publik, por edhe në rritjen e të ardhurave tatimore.

Pothuajse 12 euro për pako cigare

Sipas dokumentit, çmimi i një pako me 20 cigare duhet të rritet gradualisht në pothuajse 12 euro deri në vitin 2030. Kjo do të ishte rreth 40 cent më shumë sesa ishte planifikuar më parë.

Sipas projektligjit të qeverisë gjermane, taksat mbi duhanin për cigare të mbështjella, si dhe mbi duhanin e pipës dhe purot gjithashtu do të rriten çdo vit.

E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për produktet zëvendësuese, siç janë lëngjet ecigareve elektronike – ku sipas raportimeve, pjesa e taksave do të rritet me një cent për mililitër çdo vit.

Agjencia e lajmeve DPA raportoi edhe për rritjen e planifikuar të normave të taksave, duke cituar burime në koalicionin qeverisës.

Për shëndetin publik – dhe arkat e taksave

Arsyeja për këtë ndryshim është, sipas raporteve, deficiti i buxhetit federal. Burime qeveritare deklaruan, sipas raportit të Rrjetit Editorial Gjerman, se “rritja e moderuar” nuk shërben vetëm për të konsoliduar buxhetin: “Rritja shërben edhe për të mbrojtur shëndetinpublik dhe është në përputhje me qëllimin e qeverisë federale për të zvogëluar përqindjen e duhanpirësve midis të rinjve dhe të rriturve.”

Në mënyrë specifike, normat më të larta të taksave duhet të sjellin të ardhura shtesë nga taksat të vlerësuara në 756 milionë euro në vitin 2027. Së bashku me rritjet graduale, këto të ardhura do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme – në mbi tre miliardë e gjysmë euro në vitin 2030./DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top