Qeveria e Macronit përballet me dy mocione mosbesimi

Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocione mosbesimi, teksa vazhdojnë tensionet lidhur me reformën kontroverse për pensione.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, e ka shfrytëzuar një pikë të Kushtetutës për të miratuar projektligjin, pa votim një Parlament.

Prej atëherë, mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Francës për të protestuar. Mocionet e mosbesimit janë nënshkruar nga deputetë të qendrës dhe partia e ekstremit të djathtë, Marshi Kombëtar.

Debati pritet të nisë të hënën në orën 16:00.
Nëse mocionet e mosbesimit miratohen, pozita e presidentit francez, Emmanuel Macron nuk do të rrezikohej, por e kryeministres dhe Qeverisë po.

Në një skenar të tillë, Macron do të duhej të formonte kabinet të ri qeveritar, ose të shpërndante Parlamentin dhe të shpallte zgjedhje të reja.

Në atë rast, edhe reforma për pensione do të anulohej.

Nëse mocionet e mosbesimit janë të pasuksesshme, projektligji për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç do të shndërrohej në ligj.

Macron ka thënë se rritja e numrit të personave të moshuar në Francë, e bën të papërballueshme skemën aktuale pensionale. REL

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top