Qeveria bën një hap pas, ul tarifën për tunelin e Llogarasë

5000 lekë të vjetra do t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë kalimi në tunelinë e Llogarasë, ndërsa pagesa pritet që të filloj brenda pak ditësh.

2500 lekë të vjetra është tarifa për një rrugë kalimi për automjetet, pra në total kjo tarifë shkon në 5 mijë lekë të vjetra vajtje-ardhje.

Lajmi u bë publik nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë konferencës “Shqipëria Turistike 2030” ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.

Tunel i Llogarasë bëhet një tjetër aks me pagesë për shqiptarët, pas asaj Thumanë-Kashar dhe rrugës së Kombit.

“Duke marrë parasysh muhabetet e beharit dhe çmimet që kemi dëgjuar, do desha që ta them sot zyrtarisht, që përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale të amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i një kalimi në tunel për autovetura është 250 lekë me tvsh. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trajlerat, do të kenë çmime të posaçme sipas një studimi fizibiliteti”, deklaroi Balluku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top