Qetsori me synime të qarta, kundra Luizit

Qetsori duket se është futur me synimin e qartë për të qenë kundërshtar me Luizin. Edhe jashtë shtëpisë ai ishte shprehur me fjalë jo shumë të mira për të teksa pasi iu bashkua formatit ka nisur menjëherë debatet.

Ditën e djeshme ai u shpreh në një bisedë me Luizin dhe Elvisin se nominimi mes Armaldos, Oltës dhe Kristit do prishet sepse Sabiani do gabojë dhe do largohet. Kur Luizi ia tha këtë gjë këngëtarit, ky i fundit nuk e mori mirë, duke u shprehur se Qetsori nuk mund ta thotë diçka të tillë teksa e pyeti nëse ka marrë informacione nga jashtë.

E kur gjërat mes tyre u duk se u sqaruan, Qetsori i tregoi Shpatit dhe Antonetës, rreth situatës dhe nuk i kursey ofendimet pët Luizin duke e cilësuar si “maskara”.

“Dy biseda bëra me Luizin dhe i thashë “do dali Sabi” dhe u mërzit, u kapëm. I thashë Luizit mund të dalë Sabi sepse mund të gabojë për shkak se është I ngarkuar emocionalisht. Po unë ia thashë Luizit dhe ai maskarai shkoi ia tha. Ai më tha hajde këtu, shkova dhe i thashë që po.”- tha ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top