Qesharake/ Arsyeja se pse PD e Vulës nuk votoi arrestimin e Berishës

Enkelejd Alibeaj e ka dhënë një votë pro arrestimit të Berishës, por siç duket PD e Vulës ka kuptuar se shfaqja e hapur e aleancës me Ramën ia rrënon fasadën e opozitarizmit. Për këtë arsye, grupi i Bashës nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm në parlament, por ka shpërndarë një njoftim ku thotë se votën pro arrestimit të Berishës nuk e dha sepse e pengoi mosfunksionimi i parlamentit.

“Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha” thuhet në njoftimin e Bashës.

PD e Vulës është pro arrestimit të Berishës. Në Këshillin e Mandateve, Enkelejd Alibeaj mori rolin e protagonistit dhe bashkoi votën me socialistët. Por siç duket në parlament, deputetët e Vulës kanë ngurruar t’i shkojnë deri në fund qëndrimit të përbashkët me Ramën për arrestimin e liderit të opozitës.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top